"Fjalori," asht nji thes me miell, sa here ta shkundësh, aq herë do të lëshojë pluhun..." Gryka e tij asht përherë e hapët. Në te mund të shtiesh gjithfarë, por kurrë pa kriter e pa karar, përndryshe puna bahet "ma shumë krunde se miell"
Këtu paraqiten disa nga fjalorët e Pavli Qeskut, botue deri sot, pjesë nga versioni i ri, me ndreqje e shtesa, i Fjalorit Shqip-Anglisht me 170 000 njësi (EDFA 2014), dhe pjesë të kryeme (jo të përkryeme) nga Fjalori Pa Dry, Kartotekë me Shqipe Standard, Krahinorizma Gege e Toske, Arbëreshe, Çame e Kosovare në punë e sipër. Pres me kënaqësi e kureshtje vërejtjet, komentet e sugjerimet tueja. Më shkrueni pa ngurrim dhe ju siguroj se do t'i shoh me vemendje.